​Mustafa flet me shoqërinë civile për krizën politike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot merr pjesë në tryezën e organizuar me përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale në vend.

Lajme

09/02/2016 07:35

Kështu thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës ku lajmërohet po ashtu se takimi do të mbahet në ora 11:00.

Ai mbrëmë ka deklaruar se opozita edhe përkundër dëmeve që ia shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend.