​Më shumë se 1 mijë refugjatë në “tokën e askujt”

Më shumë se 1 mijë refugjatë në “tokën e askujt” afër kalimit kufitar me Slloveninë te Bregan ende presin hyrjen në zonën e Shengenit.

Bota

19/09/2015 23:53

Të lodhur dhe të dërmuar, refugjatët të cilët pas hyrjes në Kroaci kanë vendosur që rrugën e tyre ta vazhdojnë drejt Evropës, po presin afër kufirit me Slloveninë, përderisa ndihma po u japin numër i madh vullnetarësh vendës dhe të huaj, të cilëve u shpërndajnë ushqim, ujë dhe pajisje higjienike, transmeton “Jutarnji List”.

Në hapësirën para kufirit me Slloveninë janë ngritur edhe tenda ndërkaq të gjithë refugjatët duan që sa më parë të vazhdojnë rrugën drejt shteteve evropiane.