​Mali i Zi, nisin hetimet për përdorimin e dhunës në protestat antiqeveritare

Partitë e koalicionit qeverisës dhe opozita në Malin e Zi ranë dakord për të thirrur një sesion të jashtëzakonshëm të komitetit të sigurisë të parlamentit për të hetuar nëse policia përdori forcë të tepruar në një tubim të opozitës të shtunën në mbrëmje.

Lajme

18/10/2015 20:23

Fronti Demokratik, ngriti tenda përpara parlamentit 21 ditë më parë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Mëngjesin e së shtunës policia hoqi çadrat për të zhbllokuar rrugën kryesore të qytetit, duke bërë që Fronti Demokratik të bënte thirrje për protesta në mbrëmje.

Demonstruesit hodhën shishe mbi policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe duke përdorur dhunë mbi protestuesit.

Policia tha se 15 demonstrues u arrestuan dhe katër policë u plagosën.

Kryetarja e Parlamentit dhe lideri i Partisë Demokratike Socialiste (SDP), një partner i koalicionit në qeveri, u takuam me disa deputetë të opozitës të dielën në mëngjes.