​LDK me homazhe te varri i Nekibe Kelmendit

​Në shtatë vjetorit e vdekjes së ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, te varri i saj homazhe kanë bërë kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

19/06/2018 17:05

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri duke e konsideruar Nekibe Kelmendin si një zonjë të hekurt tha se sot po nderojnë jetën dhe veprën e saj, e cila ishte e mbushur me plot sakrifica.

Kurse, anëtari i kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti u shpreh se Nekibe Kelmendi ishte shembull se si punohet me nder dhe përkushtim, ndërsa për Kosovën mbetet një trashëgimi e vlefshme politike e kulturore.

Ndryshe, Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67-vjeçare, në Prishtinë.

Është bashkëshortja e avokatit të njohur Bajram Kelmendit që u vra nga serbët bashkë me dy djemtë.