​Kush është OJQ-ja fantome që u bënte dje presion votuesve ta votojnë Shpend Ahmetin?

Një OJQ e padëgjuar më parë, bëhet e ditur se të dielën, derisa në Prishtinë votohej për Kryetar të Komunës, ka nisur mesazhe tek qytetarët duke u bërë thirrje që të votojnë kandidatin e VV’së Shpend Ahmeti.

Lajme

20/11/2017 18:32

OJQ’ja fantome GoPlus iu kujtonte votuesve të kryeqytetin se kishin mbetur edhe 2 orë për ta votuar Ahmetin dhe bënte thirrje për mobilizim dhe dalje në zgjedhje.

Një mesazh të tillë e ka publikuar në facebook asambleistja e LDK’së në Prishtinë, Jeta Rafuna.

“Gjatë tërë ditës së djeshme është raportuar se pranë shumë qendrave të votimeve në Prishtinë përfshirë edhe Qendrën e votimit ku kam votuar vet kanë qëndruar persona në emër të OJQ- ve fantome të cilët kanë bërë presion tek votuesit që të votohet kandidati nga LVV Shpend Ahmeti dhe gjithashtu gjatë ditës shumë qytetarë kanë deklaruar se kanë pranuar SMS në telefonat e tyre nga persona të ndryshëm si dhe në emër të disa OJQ-ve me porosinë dhe thirrjen që të votohet kandidati i LVV-së. Gjjithashtu gjatë procesit të numërimit të votave në disa nga vendvotimet në Prishtinë, si në shkollën fillore “Dardania” , “Faik Konica” , “Hasan Prishtina” , aty ku presioni ndaj qytetarêve ka qenë shumë i madh si dhe në vendvotime tjera të kryeqytetit nga komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së janë evidentuar disa parregullësi dhe manipulime të cilat janë raportuar në organet e partisë, e të cilat parregullësi dyshoj se edhe kanë ndikuar në rezultatin final të numërimit të votave në këto vendvotime. Andaj duhet rinumërim aty ku ka pasur parregullësi”, ka shkruar ajo. /Gazetaexpress/