​Kongresmeni Eliot Engel sot nis vizitën në Kosovë

Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel, demokrati nga New York-u, do të nis sot vizitën në Kosovë, ku do të ketë takim me përfaqësuesit e institucioneve në vend.

Lajme

18/11/2017 08:19

Engel sot do të do takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndërsa të hënën ai do fillojë ditën me homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë, ku do të shoqërohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Më vonë Engel do të vizitojë një fabrikë të paneleve solare.