​Koktej Molotovi në Bundestag

Policia berlineze ka deklaruar se mbrëmë është gjuajtur një koktej Molotovi në ndërtesën e Parlamentit gjerman.

Bota

23/03/2015 12:51

Policia në bazë të mesazheve lënë në afërsi të ndërtesës dyshojnë se sulmi është kryer nga ekstremistët e krahut të djathtë.

Koktej Molotovi u hodh në fasadën e “Paul – Lebe –Hausa” , që është e vendosur në afërsi të zyrave gjermane por që nuk është kapluar nga zjarri dhe nuk ka pasur dëme.

Një sulm i ngjashëm ka ndodhur edhe në shtator në ndërtesën kryesorë në Reichstag dhe edhe atëherë, policia kishte dyshuar në ekstremët e krahut të djathtë.