​KMDLNj kërkon trajtim të barabartë për avokatët para Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 1.5 milionë euro për të paguar mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm nga Kosova nga Gjykata Speciale si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor për familjarët e ngushtë e atyre që do të gjykohen.

Lajme

18/01/2019 14:10

Këtë shumë, KMDLNj përmes një njoftimi për media e ka konsideruar si simbolikë krahasuar me shpenzimet e mundshme , si për mbrojtje, ashtu edhe për familjarët e ngushtë.

“Ndonëse ka zëra dhe qëndrime që e kundërshtojnë këtë qëndrim të Qeverisë së Kosovës, KMDLNj e ka përkrahur fuqishëm këtë vendim duke konsideruar se ky është detyrim i Qeverisë së Kosovës aq më parë, që në rrethana të ngjashme, edhe qeveritë e Kroacisë, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë ndarë fonde për qytetarët e këtyre shteteve dhe familjarët e tyre, madje në shuma shumë më të larta”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/