​Kanadaja i ka hequr vizat për meksikanët

Shtetasit meksikanë më nuk do të kenë nevojë për viza për hyrje në Kanada, të cilat ishin vendosur nga Qeveria paraprake konservatore si përgjigje e fluksit migrues nga Meksika.

Bota

02/12/2016 12:40

Në momentin kur presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp kërkon të përforcohen masat për hyrje të meksikanëve në territorin amerikan, Qeveria liberale kanadeze kumtoi se “heqja e vizave e shpreh vlerën e madhe të cilën Kanadaja e tregon ndaj Meksikës”.

Vendimi është sjellë në qershor të këtij viti në takim me kreun e dy Amerikave në Otavë. Heqja e vizave ishte një nga premtimet parazgjedhore të kryeministrit kanadez Justin Trudeau.