​Ja sa fitojnë në ditë familja Beckham

Dy bizneset e familjes Beckham, po i krijojnë të ardhura marramendëse çiftit. Siq raportohet David dhe Victoria Beckham fitojnë rreth 61.644 paund në ditë.

ShowBiz

25/12/2015 09:48

Është “Beckham Brand Holdings”, që e përfaqëson linjën e modës Victoria që bashkë me imazhin e futbollistit David Beckham për marketing ka rritur totalin e fitimeve të tyre në 22.5 milionë paund.

Ndërsa është edhe “Footëork Production”, e cila përdor emrin dhe imazhin e David, ka rritur fitime me 9.8 milionë paund.

Të ardhurat totale për 2014 për familjen Beckham janë rreth 35.5 milionë paund që vijnë nga linja e modës së Victoria Beckham, 17.2 milionë paund nga “Beckham Brand Holdings” dhe 14.1 milionë paund nga “Footwork”.