​Ja pse duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit të mëngjesit

Konsumimi i ushqimit në mëngjes është një ndër shërbimet më të mira që ju i bëni trurit dhe trupit tuaj. Por fatkeqësisht jeta e ngarkuar që keni shumë prej jush, ndikon që edhe në mëngjes të konsumoni ushqime të thata, qoftë në rrugë apo në veturë.

Lifestyle

17/05/2016 10:22

Ja disa arsye pse duhet të konsumoni mëngjes të shëndetshëm për një ditë më të mbarë.

Të filloni ditën tuaj pa mëngjes, është si të nisni makinën tuaj pa gaz.

Organizmat janë të ndryshëm. Përderisa disa zgjohen të uritur, disa të tjerë zgjohen të ngopur. Gjatë kohës nga darka deri në mëngjes, ju pothuajse nuk keni konsumuar asgjë, ndërsa organet kanë nevojë për proteina, yndyra dhe karbohidrate për të funksionuar si duhet.

Konsumimi i ushqimit në mëngjes është i shëndetshëm.

Konsumimi i ushqimit të lehtë në mëngjes ndikon në shëndetin tuaj. Ai redukton në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e diabetit, kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Mëngjesi ndikon në pjesën tjetër të ditës.

Ajo që ju konsumoni në mëngjes, do të ndikojë në dietën tuaj gjatë pjesës tjetër të ditës. Disa lloje të ushqimeve që konsumohen në mëngjes, reduktojnë oreksin dhe gjatë gjithë ditës ju keni përshtypjen se jeni të ngopur.

Mëngjesi ndikon edhe në aktivizimin e trurit tuaj.

Studimet e ndryshme tregojnë se konsumimi i ushqimit në mëngjes, ka efekt pozitiv në kujtesë dhe në mënyrën më të mirë të funksionarit të trurit.