​ISIS ka marrë bastionin e Al Kaidës në Afganistan

Xhihadistët e shtetit Islamik i kanë marrë territoret e dikurshme të Al Kaidës në Afganistan ku luftohet me grupet talebane.

Bota

05/12/2015 22:59

Përveç kësaj ata pretendojnë se kanë vrarë liderin e talebanëve Mulla Mansur, transmetojnë mediat britanike.

Në rrjetet sociale siç shkruan “The Telegraph”, janë publikuar fotografitë me trajnerët xhihadistë të ISIS-it, por as në Siri dhe Irak por në malet afgane afër kufirit më Pakistanin.

ISIS ka shpallur “Vilajetin Kora” në territorin e Afganistanit e cila ka qenë bastion i Al Kaidës.

Në xhirim shihen 40 luftëtarë të rinj të ISIS-it të maskuar dhe me uniforma se si pozojnë me revole dhe me granata.

Talebanët në ndërkohë të dobësuar nga lufta e brendshme e ashpër, për shkak të të cilit një grup u nda dhe u deklarua si grup besnik i shtetit islam .

Besohet se anëtarët e kësaj dege janë përgjegjës për vdekjen e pakonfirmuar deri më tani të liderit të zgjedhur të talebanëve Mulla Aktar Mansur.

Vdekja e tij nëse dëshmohet do të shkaktojë konflikt mes udhëheqësve të talebanëve, shkruan Daily Mail.

ISIS siç thuhet u ka shkaktuar humbje talebanëve lokalë dhe ka filluar rekrutimin e anëtarëve të rinj nga 25 krahina të Afganistanit.

Zyrtarët afganë vlerësojnë se ISIS nuk paraqet kërcënim si në Lindje të Mesme, por për disa vjet kjo mund të ndodhë, shkruan gazeta britanike./Kp