​Hoxhaj në Washington, flet në konferencën e Atlantic Council

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Washington, për të marrë pjesë në konferencën e Atlantic Council, kushtuar Ballkanit Perëndimor, sfidave dhe të ardhmes së rajonit.

Lajme

29/11/2017 17:54

Në këtë panel, ka njoftuar zyra e tij, do të marrin pjesë edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, si dhe drejtori i Forumit të Ballkanit Astrit Istrefi.

Hoxhaj do të flasë për sfidat politike në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet që i kanosen rajonit nga ndikime jo perëndimore.

Hoxhaj ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se gjatë qëndrimit të tij në Washington do të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.