​Halimi: As në kohën e Millosheviqit nuk ka pas këso manipulime

Banorët e Medvegjës që në orët e para të mëngjesit janë nisur për të shkuar në votim në Medvegjë, por ata u ndaluan në pikën kufitare në Mutivodë nga policia kufitare e Serbisë.

Lajme

13/09/2015 20:05

Arsye e bllokimit të mbi dy mijë qytetarëve dhe rreth 15 autobusëvë për më shumë se 8 orë, në këtë pikë kufitare, pati të vetmen arsye ‘se nuk punonte sistemi i regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve’. Për këtë reaguan udhëtarët të cilët ishin nisur për të votuar për Listat Shqiptare të Medvegjës, ku për një moment pati edhe përleshje mes tyre dhe policisë serbe.

Në vendin e ngjarjes doli kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, më pas edhe Leme Xhema, ish drejtoresha e Postës së Kosovës, tani kandidate për Asamblenë Komunale të Medvegjës, Riza Halimi kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, si dhe kryetari i Këshillit Nacional Jonuz Musliu, të cilët kërkuan nga udhëtarët që të ruajnë qetësin, në pritje të një zgjidhjeje.

Një qytetari nga Medvegja kaloi pikën kufitare në këmbë vetëm për të shkuar dhe për të votuar. Ai pasi u kthye nga votimi për ka merat e KosovaPress, tha se në Medvegjë votuan edhe të vdekurit.

“Jam tu u kthy prej zgjedhjeve të cilat zgjedhje janë duke u pengu nga ana e serbëve. Serbët janë duke penguar për momentin. Ushtrinë, xhandarmërinë e kemi plotë, këta janë ka e bllokojnë popullin. Poshtë nuk është askush prej shqiptarëve, vetëm serbët janë. Unë me taksi shkova, me taksi u ktheva e kam kry votimin. Serbia janë tu i shti me dhunë edhe njerëzit e vdekur me votu, vetëm me e fitu Medvegjën. Por populli do të vazhdojë këtu deri në minutat e fundit se serbët e kanë humb Medvegjen me këtë gjest, se me dhunë janë duke e marrë. Ky popull është i Medvegjës e nuk është i Sirisë, e as nuk jemi tu shku me kërku azil, por vetëm të drejtën e votës. Situatën e kemi katastrofë, policinë e xhandarmërin ë me armatim i kemi rrugës”, tha Beci për KosovaPress.

Kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi, tha se kjo situatë është e tensionuar. Ai tha se qytetarët duhet të kenë durim deri në zgjidhjen e problemit, dhe nëse nuk zgjidhet problemi ai tha se së bashku me subjektet politike do të gjejnë një zgjidhje.

“Është një situatë shumë e tensionuar. Për herë të parë qytetarët e Medvegjës dojë të votojnë për Listat shqiptare. Ka pas problem që nga orët e hershme të mëngjesi. Unë kam biseduar vetëm me trupin koordinues, kam tentuar të marr edhe njerëz nga Qeveria por nuk kamë mundur të bie në kontakt. Pra çka po shihet situata nuk është e tillë ende ka probleme me anën e Serbisë, por duhet që qytetarët të cilët kanë vendosur të votojnë për Listën Shqiptare të kenë durim dhe deri në fund shpresoj do të jetë një rre gull. Unë tash pas gjysmë ore duhet ta kemi një telefonatë edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe besoj që kjo situatë do të qetësohet(…)Çka nëse nuk bëhet atëherë do të ulemi subjektet politike shqiptare dhe do të sjellim një vendim se a janë të pranueshme këto zgjedhje apo jo”, tha Arifi.

Kurse kryetari i Partisë në Veprim Demokratik dhe deputeti popullor, Riza Halimi, për KosovaPress tha se kjo situatë dhe këto manipulime nuk janë bërë as në kohën e Millosheviçit.

“Edhe në kohën e Millosheviçit edhe regjimin e tij këso manipulim, pengesa e bllokada të tilla edhe atëherë nuk kanë pas. I jemi drejtu edhe delegacionit të Kosovës për bisedat në Bruksel ka premtime se do të bëhet procedura më e shpejtë, por prej atij momenti për 45 minuta ka kalu vetëm një autobus , a janë tu prit diku më së paku 14-15 autobusë dhe njerëz që janë e vetura. Me këtë dinamik është e pamundur as gjysma e atyre që presin të vijnë deri në vend votime(…) Këto maltretime tregojnë se çfarë niveli ka Serbia kur është në pyetje aspekti i të drejtave të njeriut, të drejtë më të rëndësishme se vota nuk ka”, tha Halimi.

Lema Xhema kandidate për Asamblenë Komunale të Medvegjës, tha se në momentin kur janë lajmëruar 2 mijë njerëz në pikën kufitare, që atëherë ka nis bllokada.

“Na jemi dal me zgjedh problemin. Ju kisha lut me qetësi, se do të shohim mënyrën se si do të veprojmë. Brenda 15-20 minuta do të marrim qëndrimin. E dimë ne jemi në debat me krejt Qeverinë e Serbisë po nuk po kemi dëshirë me pas eksese…Veç mos të hupim durimin, veç ngadalë … Me bojkotim nuk bëjmë asgjë… Ne jemi prej mëngjesi bisedë e sipërm me krejt…Do të zgjedhim o krejt o askush…Do ta gjejmë sulocionin e përbashkët, vec po ju tregoj se me momentin që janë lajmëru dy mijë njerëz ja ka startu bllokada, kshyrmi mënyrën ma të mirën ma të mirën, pa nervoz pa problem…

Qytetari i revoltuar iu kundërpërgjigj Xhemës, duke i thënë se është dashur të mendohet më herët se a do të munden qytetarët ta kalojnë pikën kufitare. Ai tregoi që qysh në orën 07:00 të mëngjesit ishte në pritje.

“Nuk kemi na qare pa bo probleme, se jemi qu ora 5, prej 7 ve në mëngjes jemi nis me autobus deri tash jemi tu prit. ..Pse nuk e kanë gjet zgjedhjet me ditë a mundemi me shku ne shlirë për Medvegjë apo jo”, tha qytetari.

Banori tjetër i Medvegjës i cili ishte nisur për në Medvegj? ? për votim, tregoi se qysh në orët e hershme të mëngjesit është bllokuar dhe nuk kanë mundur të kalojë pikën kufitare.

“Jemi tu prit prej 7 ora jemi tu shku në votim dhe ju e patë edhe më parë që i bënë disa gjëra me qëllim, nuk jemi të kënaqur kurrsesi, shpresoj që prej tash do të rrjedhin gjërat më mirë. Gjoja se ka ra rrjeti, jo nuk janë sistem si thonë këta… Ne jemi banorë të këtij vendi dhe kemi të drejtë me qarkullu lirshëm por nuk na lëshun”, tha Aliu për KosovaPress.

Kryetari i Partisë Demokratike dega në Medvegjë,Bajram Musatafa, tha se ajo që ndodhi sot në pikën kufitare në Mutivodë as nuk është paramenduar. Ai tha se ky është obstruksion direkt i shteti.

“Sot ndodhin gjër at të cilat radhë kush kishte me i paramendu se mund të ndodhin. Ne që nga mëngjesi jemi me organet e Pushtetit Medvegjës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ata po premtojnë se për pesë-dhjetë minuta do të ngitet sistemi…Sipas meje neve ky është një obstruksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd edhe ai do të shihet në të ardhmen”, tha Mustafa.

Në orën 17:20 pikën kufitare e Serbisë filloi të lejojë hyrjen e autobusëve në territorin e tyre, mirëpo pritjet nuk u ndalen. Vetëm një autobusë për të kaluar i duhej 45 minuta kontroll.