​Greqi: Fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Sot në Greqi, në orën 07:00 sipas kohës lokale, filluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme

20/09/2015 10:27

Objekti i këtyre zgjedhjeve është rikthimi ose jo në pushtet i partisë së majtë, SYRIZA të ish-kryeministrit Aleksis Cipras, i cili dha dorëheqjen në gusht pasi humbi mazhorancën parlamentare, pas votimit për një plan të tretë ndihme për vendin gjatë pesë viteve të fundit.

Kundërshtarja kryesore e kësaj partie është ”Demokracia e re”, që drejtohet nga ish-kryetari i parlamentit, konservatori Vangjelis Mimaraqis.

Sondazhet nxjerrin fituese SYRIZA-n, me një diferencë që varion nga 0,3-3 pikë përqindje.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 sipas kohës lokale.