​Google Maps me pamje të reja

Google po i jep hartave të saj një rifreskim, duke i ndryshuar pamjet.

Fun

28/06/2016 14:51

Sipas DailyMail, gjiganti teknologjik për herë të parë doli në përdorim në vitin 2013, duke ofruar fotografi të kualitetit të lartë të bëra nga sateliti Landsat 7.

Por, tashmë Google Maps ka bërë një rifreskim të këtyre fotografive përmes një sateliti më modern, me teknika të reja.

Ky satelit ofron 700 trilionë pixels të pamjeve të reja dhe, ndryshimet do të shfaqen automatikisht, për të gjithë përdoruesit e Google Maps dhe Google Earth, në këtë javë.