​Gjendet në Bruksel apartamenti i një prej xhihadistëve të sulmeve në Paris

Prokurorët belgë besojnë se kanë gjetur një apartament në Bruksel ku fshihej një nga xhihadistët që kryen sulmet në Paris më 13 nëntor.

Bota

08/01/2016 11:59

Në një apartament në Schaerbeeck, policia e qarkut gjeti gjurmë eksplozivi, rripa të bëra me dorë si dhe gjurmë gishtash të arratisurit Salah Abdeslam.

Apartamenti ishte i marrë me qira në emër të rremë, që mund të ketë qenë përdorur nga një persona tashmë në paraburgim.

Shteti Islamik vrau 130 njerëz në Paris si pasojë e sulmeve kamikaze.