​Emigrantët thyejnë kordonin e policisë hungareze pranë kufirit me Serbinë

Qindra arabë, aziatikë dhe afrikanë, të lodhur nga pritja e autobusëve thyen sot kordonin e policisë hungareze afër kufirit serb dhe marshuan në veri në autostradën kryesore të Budapestit.

Bota

07/09/2015 23:27

Autoritetet hungareze nuk ishin të aftë të kontrollonin turmat e mëdha të njerëzve.

Policia vazhdimisht përpiqej të formonte linja bllokimi në rrugë , në afërsi të fshatit kufitar Roszke, por azilkërkuesit nuk mbaheshin dot nga numri i paktë i policëve.

Trafiku u ndërpre në të dyja anët e autostradës, dhe ndërsa emigrantët ecnin me shpejtësi në buzë të autostradës, policia i ndiqte hap pas hapi por jo në përpjekje për t’i ndaluar.

Një helikopter monitoroi lëvizjen e tyre deri në mbrëmje.