​Edi Rama bën shqiponjën me Fatmir Limajn, por harron t’i presë thonjtë

Kryeministri i Shqipërisë, përveç që i ka bërë duart si shqiponjë, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, ai i ngjasonte shqiponjës edhe për nga gjatësia e thonjve

Lajme

15/01/2019 19:22

Në qytetin e Durrësit, në Shqipëri, sot është bërë hapja e Zyrës Doganore të Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë, mes të tjerësh, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Rama dhe Limaj, pas hapjes së Zyrës Doganore të Kosovës në Durrës, kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë edhe një foto të përbashkët – një ‘selfie’.

Ata kanë pozuar duke bashkuar duart e tyre, për të bërë simbolin e shqiponjës.

Fotografinë e shkrepur në Durrës, ata e kanë publikuar menjëherë në rrjetet sociale, në internet.

E, përdoruesit e vëmendshëm të rrjeteve sociale kanë vërejtur se Rama i ngjasonte shqiponjës edhe për nga gjatësia e thonjve.

Shefi i ekzekutivit shqiptar kishte harruar t’i priste thonjtë, të cilët dukeshin të papastër. /Express/