​Ecni një orë në ditë dhe zgjateni jetën, thonë shkencëtarët

Zemra, sëmundjet e arterieve dhe kanceri janë dy shkaqet më të mundshme të vdekjes të lidhura me një mënyrë jetese jo aktive.

Lifestyle

28/07/2016 22:57

Një orë aktivitet fizik në ditë është e mjaftueshme për të larguar  efektin vdekjeprurës, gjatë kohës që qëndroni ulur prapa një tavolinë në zyrë apo duke shikuar TV, ka treguar hulumtimi, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët të cilët analizuan të dhënat mbi një milion burra dhe gra, kanë gjetur se të qëndruarit ulur për më shumë se tetë orë në ditë, pa ushtruar rritë ndjeshëm rrezikun për të vdekur më herët.