​Delawie i rikujton opozitës mesazhet e sekretarit Kerry

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një paraqitje para medieve pasi u hodh gaz lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, tha se skenat e sotme ishin zhgënjyese. Duke rikujtuar vizitën dhe porositë e sekretarit të shtetit John Kerry, në Kosovë, ai i dëshpëruar tha se njerëzit nuk po i dëgjojnë mesazhet e tij.

Lajme

14/12/2015 13:40

Ai tha se në Kuvendin e Kosovës erdhi për t’i dhënë mbështetje seancave normale, mirëpo tha se u nda i zhgënjyer nga veprimet e ripërsëritura të opozitës.

 

“Ishte zhgënjyese të shohësh përsëri disa nga deputetët të hedhin gaz në Kuvend. Është zhgënjyese, pasi siç e dimë Kuvendi do të duhej ta miratojë buxhetin e shtetit për vitin 2016 dhe pika të tjera të rendit të ditës që janë të nevojshme për Kosovën.Unë i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët po bëjnë më të mirën e tyre qëpërmbushin obligimet e tyre ndaj qytetarëve të Kosovës duke u munduar që të krijojnë një seancë normale dhe shpresoj që do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë gjatë ditës”, tha Delawie.

Duke sjell në mendje vizitën e para dy javëve t? ? sekretarit Kerry në Kosovë, Delawie ritheksoi mesazhet e tij i zhgënjyer për faktin se nuk po dëgjohen fjalët e tij.

 

“Dëshiroj t’ia kujtoj çdonjërit se shefi im, sekretari i shtetit Kerry, qëndroi këtu rreth dy javë më parë dhe ai bëri thirrje që të përpiqemi që ta mbajmë dhunën jashtë Kuvendit. Është zhgënjyese, njerëzit nuk e kanë dëgjuar se çfarë tha ai. Mendoj se njerëzit e Kosovës brengosen për gjëra të tjera, si papunësia. Ata dëshirojnë vende punë. Këto skena në Kuvend nuk ndihmojnë asgjë në ngritjen e ekonomisë së Kosovës”, theksoi Delawie.

Në fund Delawie tha se nuk u ndje mirë kur në Kuvend pa dy deputetët e opozitës ndaj të cilëve është shqiptuar masa e dënimit me arrest shtëpiak. Po ashtu, Delawie tha se retorika nacionaliste dhe ksenofobe në rritje është shqetësuese duke shpresuar që kjo gjë të përfundojë një herë e mirë në Ballkan.

 

“Po ashtu, nuk të kaloja pa vërejtur një apo dy deputetë në Kuvend sot që janë në arrest shtëpiak. Më shqetëson mua dhe shqetëson shumë njerëz në Kosovë derisa shohin njerëz nga klasa politike që nuk detyrohen të respektojnë ligjet si çdo qytetar tjetër i Kosovës.Në fund dua të them diçka rreth rritjes së vazhdueshme tëretorikës nacionaliste dhe ksenofobie ditëve të fundit. Mendoj se Ballkani ka parë mjaft nga kjo dhe shpresoj se më në fund do të ndalet”, tha Delawie.

Ndryshe, në seancën e sotme kishe edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtar, por ata nuk komentuan situatën në Kuvendin e Kosovës.