​Ambasadori Baily për zgjedhjet: Keni parasysh rrezikun

Ambasadori i ShBA-ve në Maqedoni, Jess Baily përsëriti qëndrim e ndërkombëtarëve se përmbushja e kritereve, të cilat i sugjeruan ata, është më e rëndësishme se data e zgjedhjeve.

Lajme

22/02/2016 20:47

Megjithatë, ai ka thënë se vendimi ju takon liderëve të partive politike në vend.

“Është me rëndësi të shihet se ç’do të sjellë një datë e re. Këto janë çështje për të cilat do të vendosin liderët politik. Sigurisht që duhet të zgjidhni një datë deri në të cilën vlerësoni se do të përmbushen kriteret. Është përmendur 5 qershori, që do të mundësojë gjashtë javë të tjera shtesë për procesin. A është kjo e mjaftueshme? Këtë duhet ta vendosin liderët politik. Kështu që mendoj se është e rëndësishme që para se të shkohet në zgjedhje, gjë që do të vendoset nesër në darkë, të mendoni për të gjitha kriteret. Vlerësimi jonë është që ka rreziqe serioze dhe pyetja që do të parashtroja është “A vlen që të ndërmerren rreziqet e tilla, ose është më mirë që të shtyhet data për disa javë të tjera që t’i mundësohet KSHZ-së të bëjë punën e saj”, ka thënë Baily për Alsatin e Maqedonisë.