​Ambasadat: Askush nuk qëndron mbi ligjin, po vëzhgojmë rastet e ndjeshme

Ambasada e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Lajme

29/11/2015 16:32

Duke e përshëndetur tubimin paqësor të opozitës dje, ambasadat e të katërta vendeve në Kosovë, kanë thënë se janë në vëzhgim të vazhdueshëm të rasteve ku përfshihen deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke porositur që të gjithë të jenë të barabartë dhe askush të mos jetë mbi ligjin në Kosovë, pavarësisht orientimeve politike.

Më poshtë gjeni qëndrimin e përbashkët të ambasadave:

Ambasada e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përcjellur më vëmendje zhvillimet në Kosovë ditëve të fundit.

Jemi të kënaqur që protestat kanë kaluar në mënyrë paqësore dhe për këtë duam ta përgëzojmë çdonjërin, veçanarisht Policinë e Kosovës.

Besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet politike, dhe i kurajojmë të gjithë që të shfrytëzojnë mundësitë e nd ryshme për të dialoguar, përfshirë edhe dialogun brenda Kuvendit të Kosovës.

Jemi të përkushtuar për përforcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Besojmë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Presim dhe kërkojmë që të gjitha procedurat të respektohen në mënyrë korrekte në frymën e transparencës, veçanarisht në rastet e ndjeshme politike, dhe do të vazhdojmë që të vëzhgojmë nga afër rastet që kanë të bëjnë me deputetët e Kuvendit. Sikurse ndodh në vendet tona, presim që të gjithë politikanët të jenë nën ligjin pa marr parasysh orientimet e tyre politike. /KosovaPress/