​3 hapa mëngjesi për një fytyrë të shkëlqyer gjithë ditën

Janë vetëm tri hapa të thjeshtë që duhet t’i bësh rutinë për të pasur fytyrë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme çdo ditë të re. Vetëm disa minuta në mbrëmje, çdo mbrëmje dhe pas disa ditësh, do ta shohësh fytyrën të buzëqeshë.

Lifestyle

01/07/2016 12:47

Pastrimi: Laje fytyrën mirë me produktin e tipit të lëkurës. Më pas vendos pak ujë në zjarr dhe lërë të vlojë. Hidh mbi të kamomil dhe bëj një avull për 5-7 minuta duke qëndruar sipër enës. Në fund fshije fytyrën me peshqir të butë. Në këtë moment, poret janë të hapura dhe pikat e zeza mund të pastrohen me një garzë të pastër.

Pastruesi natyror është shumë i domosdoshëm për lëkurën, sepse largon qelizat e vdekura. Për të arritur një gjë të tillë mjafton të përzieni kripë, sheqer dhe miell tërshëre me një vaj të përshtatshëm për llojin e lëkurës dhe pak mjaltë. Me përzierjen e përftuar, masazho fytyrën butësisht rreth 5 minuta.

Krem hidratant – pas avullit dhe pastruesit natyror, fytyra është gati për një maskë ushqyese ose për një krem hidratant sipas tipit të lëkurës. Zakonisht për lëkurat e ndjeshme dhe të thata këshillohet maska me kos.