​10 mijë refugjatë presin të hyjnë në Maqedoni

Rreth dhjetë mijë refugjatë presin të hyjnë në kufirin jugor. Ata dje janë vendosur në një kamp të improvizuar refugjatësh pranë qytetit Polikastro të Greqisë.

Lajme

22/02/2016 15:27

Sipas informatave nga qytetarët që kanë udhëtuar për në Greqi, grupe të mëdha të refugjatëve lëvizin rrugës Selanikut drejt kufirit, numër që rritet në çdo orë. Kur dhe si do të vazhdojnë ata më tej, tani për tani nuk është e sigurt, për shkak se me metodën e re të verifikimit dhe regjistrimit të refugjatëve është zvogëluar dukshëm kalimi përmes pikë kalimit të improvizuar në Gjevgjeli.

Ndërkohë taksistët nga Gjevgjelia 14 ditë me radhë nga ora 10 deri në orën 12 e bllokojnë daljen nga shteti në pikën kufitare Bogorodicë. Ata thonë se durimi po mbaron dhe në qoftë se deri nesër askush nuk iu përgjigjet kërkesave të tyre për të marrë pjesë në transportimin e refugjatëve, ata kërcënojnë me radikalizim të bllokadave. Derisa nga Ministria e Brendshme thonë se për shkak të sigurisë së përgjithshme refugjatët do të vazhdojnë të transportohen me tren.

“Ne du het të kuptojmë se kjo nuk është lojë, kjo nuk është diçka nga e cila Republika e Maqedonisë do të përfitojë, por në radhë të parë është natyra e sigurisë, për të cilën ne si institucione dhe si Ministri e Brendshme duhet ta kemi në plan të parë”., tha Anastasia Ilieska, sekretare shtetërore në MPB.

Gjatë ditës së djeshme nga MPB-ja, janë lëshuar 773 vërtetime për kërkesa azili, ndërsa numri më i madhi i tyre janë refugjatë nga Siria.