23 vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Babai e përdhunonte rregullisht çdo mëngjes para se të shkonte në shkollë, dhe asnjë në familje nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte aty.

Lajme

17/02/2016 22:15

 

Kjo është historia e një 23-vjeçare, bijë e një familje emigrantësh shqiptarë rezidentë në komunën Vallesiana në provincën e Ankonës ka denoncuar të atin me akuzën e dhunës seksuale ndaj saj.

Mediet italiane shkruajnë se sipas dëshmisë së vajzës, babai 50-vjeçar e ka përdhunuar rregullisht, që nga mosha 9 vjeçare deri më vitin 2011, kur ajo ka mbushur 18 vjeç dhe ka vendosur të largohet për të vazhduar studimet jashtë territorit italian.

Sipas medieve italiane, vetëm pas 5 vitesh vajza ka gjetur guximin të rrëfejë. Ajo ka shtuar se e se as nëna e saj e as motra më e vogël nuk e kanë kuptuar gjendjen e saj.

Motra e saj gjithashtu ka pohuar se shpesh herë në mëngjes kur zgjohej e motra nuk gjendej në krevat pranë saj.

Denoncimi i kësaj ngjarje ka ardhur pas një udhëtimi disa ditor të vajzës pranë familjes së saj e cila jeton në komunën Vallesiana të Ankonës.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit Carlo Cimini, është ekzekutuar urdhër-arresti me burg ndaj babait 50-vjeçar shqiptar.

Mësohet se me anë të avokates mbrojtëse, Alessia Bartolini, 50-vjeçari ka mohuar gjithçka duke i konsideruar këto akuza false e të sajuara për qëllime ekonomike.

Sipas tij e bija kërkon një mbështetje financiare nga familja për të vazhduar studimet universitare jashtë Italisë, por ai nuk e mbështet këtë kërkesë të saj e pretendon rikthimin e vajzës pranë familjes.