​​Lladrovci: Lajm i mirë për Drenasin, Feronikeli vazhdon punën

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka quajtur lajm të mirë për Drenasin dhe Kosovën vazhdimin e punës së gjigantit industrial, Feronikelit.

Lajme

20/08/2018 23:51

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Lajm i mirë për Drenasin dhe Kosovën, Ferronikeli vazhdon punën Me rastin e rifillimit të punës së gjigandit metalurgjik Ferronikeli, falënderoj pronarin, z. Samir Mane i cili ka kryer të gjitha obligimet e pagesave të mbetura pas mbylljes së fabrikës nga pronarët e vjetër. Përgëzoj edhe për rifillimin e punimeve, ku sot në ora 3:45 të mëngjesit, është bërë shpimi i shkrirjes së xehes. Zotohem se do të jem bashkëpunues i zellshëm me Ferronikelin, sipas Ligjeve të aplikueshme në Kosovë, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen si dhe krijimin e vendeve të reja të punës ne sektorin privat. Urime dhe suksese Z. Mane!