​Therrje me thikë në Prizren, dy të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar, akoma i panjohur për Policinë, ka sulmuar me thikë dy viktima meshkuj në Prizren.

Lajme

23/05/2016 12:41

Në raportin e Policisë thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptarë kanë raportuar se një person i dyshuar i panjohur i ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet më tej në raport.