​Tajlandë, zjarr në konvikt, 17 vajza të vdekura (Foto/Video)

Të paktën 17 vajza kanë mbetur të vdekura nga një zjarr, që përfshiu konviktin e një shkolle në Tajlandën Veriore.

Bota

23/05/2016 08:51

Zjarri shpërtheu mbrëmë, në orët e vona, kur shumë prej vajzave, nga mosha 5 vjeç deri në 13, ishin në gjum.

1

Dy vajza janë ende të humbur, ndërsa pesë të tjera janë plagosur, dy prej të cilave rëndë.

Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia ka filluar hetimet, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Në media janë publikuar pamje të ndërtesës të dykatëshe, e cila ishte e përfshirë nga zjarri.