​Obama, presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën

Presidenti i Amerikës, Barak Obama do të vizitojë sot Hiroshimën, që paraqet vizitën e parë të një presidenti amerikan, që nga viti 1945, kur ishte hedhur bomba e parë atomike në botë.

Bota

27/05/2016 09:27

Pas takimit të grupit G7, i cili po mbahet në Japoni, Obama do të vendos kurora lulesh në monumentin, në të cilin përkujtohen të vrarët në Hiroshimë.

Në fjalën e tij, Obama ka thënë se nuk do të kërkojë falje për sulmin bërthamor, por do të nderojë të gjithë ata që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore.

Ai u tha mediave japoneze, se një vizitë e tillë tregon se edhe ish-kundërshtarët mund të bëhen aleatë.

Nga sulmi i vitit 1945, kishin mbetur të vdekur afër 80 mijë persona, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ky sulm dhe ai i dytë në Nagasaki, tri ditë më vonë, konsiderohet se kanë luajtur rol vendimtar për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.