​Mustafa: Ish-eprorët e dënuar sot, i dhanë përgjigjen e merituar forcave serbe

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ndaj dënimit të 8 ish-eprorëve të UÇK-së nga një gjykatë në Serbi.

Lajme

17/02/2016 23:55

Mustafa ka thënë se kjo gjë dëshmon se Serbia akoma mbronë veprimet e saj kriminale, vrasjet dhe masakrat në Kosovë, raporton  lajmi.net.

Kryeministri thotë se Serbia duhet të dënojë kriminelët që vranë rreth 15 mijë qytetarë të pafajshëm të Kosovës.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Erdhën të vrasin e të zhdukin njerëzit tanë nga tokat dhe shtëpitë e tyre dhe morën përgjigjen që e merituan nga ushtarët e Brigadës 138. të UÇK-së. Komandantët e UÇK-së Rrustem Berisha e Anton Quni dhe pjesëtarë tjerë të kësaj brigade, sot u dënuan në Beograd, se mbrojtën vendin e tyre. Kjo është edhe një farsë e “drejtësisë “ së Serbisë. Serbia duhet të gjykojë krimet dhe të dënoj kriminelët që vranë rreth 15 mijë qytetarë të pafajshëm të Kosovës. I vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Ushtarët dhe paramilitarët serb nuk erdhën në Kosovë me ftesë të Anton Qunit,e as Rrustem Berishës, sot deputet të merituar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjykimi i luftëtarëve tanë nga gjykatat e një vendi fqinj, flet se akoma Serbia i mbron verpirmet kriminale, vrasjet dhe masakrat në Kosovë dhe akterët e tyre.