​Lirohet nga burgu gazetarja Khadija Ismailova

Gjykata e lartë në Azerbajxhan shpalli sot vendimin për lirimin nga burgu për gazetaren dhe aktivisten kundër korrupsionit, Khadija Ismailova, e arrestuar me akuzën për evazion fiskal, që ajo e denoncon si një veprim të motivuar politikisht, njoftoi sot avokati i saj.

Bota

25/05/2016 22:34

“Gjykata e Lartë e Azerbajxhanit ndryshoi masën fillestare të dënimit nga shtatë vite e gjysmë burg për Ismailovan në tre vite e gjysmë burg, më pas me pezullim të dënimit”, deklaroi për median Fariz Namazly, avokati i gazetares.

“Ne presim që ajo të lërë burgun sot në mbrëmje”, shtoi ai.

Khadija Ismailova, 39 vjeçe, gazetare hulumtuese për radion ”Azadliq” u dënua me shtatë vite e gjysmë burg në shtator për veprimtari ekonomike të jashtëligjshme dhe evazion fiskal.

Ismailova fitoi në vitin 2016 Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit ”Guillermo Cano” akorduar nga UNESCO, raporton AFP