​Jashari: Shpëtuam nga djegia e veturës, dolëm jashtë në kohë

Vetura e cila ka marr flakë në autostradën “Ibrahim Rugova” është e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Lajme

26/05/2016 19:54

Lajmin e ka konfirmuar vetë avokati i Popullit Hilmi Jashari.

Jashari tha se në veturë ishte me shoferin, derisa përmes telefonit shpjegoi se me të parë që vetura mori flakë shoferi dhe ai kanë dalë jashtë brenda pak sekondave, duke mos pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se nuk ka pasur persona të lënduar nga ky incident.

Lidhur me shkaqet e zjarrit, Kelani ka thënë se dyshohet të kenë qenë teknike.

Djegia e vetures zyrtare