​Gjendet municion në një ish-kazermë në Kosovë

Policia raporton se në një ish kazermë të armatimit është gjetur një sasi e madhe e municionit.

Lajme

25/05/2016 13:28

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, ku sipas Policisë fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes.

Pas kësaj njësia e FSK-së e ka bërë tërheqjen e 61 fishekëve të kalibrit 12 milimetra.

Nuk raportohet për ndonjë incident.