​Dyshohet për vjedhje të veturës në Belgjikë, arrestohet në Merdarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Merdarë është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhjen e veturës në shtetin e Belgjikës.

Lajme

23/05/2016 12:43

Sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhjen e veturës në shtetin e Belgjikës. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.