​Alarmon Vetëvendosja: Korisha mund t’i ngjasojë Restelicës

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka alarmuar për gjendjen në fshatin Korishë, ku nga shembja e dheut po rrezikohet jeta e banorëve atje

Lajme

26/05/2016 17:32

Arbër Rexhaj, kryetar i degës së VV-së në Prizren, kërkon nga institucionet përkatëse, që të reagojnë sa më shpejt, për të evituar ndonjë katastrofë të mundshme.

Rexhaj thotë se banorët e këtij fshati rrezikojnë që të mbulohen nga dheu, i cili rrezikon t’i përbijë disa lagje. Ndërsa thotë se nëse komuna e Prizrenit, nuk ndërhynë për sanimin e kësaj gjendje, jeta dhe prona e këtij fshati, do të zhduket dhe pashmangshëm do të ketë viktima.

vv-prizren-260516

Ndërsa kërkoi nga mekanizmat e duhur që të marrin masa, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve të këtij fshati. Rexhaj thotë se Komuna e Prizrenit dhe drejtoritë përkatëse, duhet ta kuptojnë me seriozitet këtë gjendje dhe të intervenojnë, sepse tani është koha e fundit, për të shmangur ndonjë fatkeqësi dhe përsëritje të Restelicës, ku përveç dëmeve materiale, mund të ketë dhe viktima në njerëz.

“Që një vit në fshatin Korishë të Prizrenit, shembjet e dheut janë duke rrezikuar qytetarët e këtij fshati. Që një vit qytetarët e fshatin Korishë nuk kanë lënë dyer pa trokitur në të gjitha instancat komunale dhe ato shtetërore. Në pjesën e sipërme të fshatit Korishë javëve të fundit dheu ka përbirë disa objekte ndërsa ka prekur edhe shtëpitë. Prona dhe sidomos jeta e qytetarëve është në rrezik. Nëse nuk intervenohet brenda një jave Korisha rrezikon ta pësojë fatin e njëjtë siç e pat pësuar Restelica, me ç’rast pat pasur edhe viktima pos dëmtimit të pronave të qytetarëve. Meqë bjeshka po shembet dheu po lëviz me shpejtësi, shumë shpejtë nëse nuk ndërmerren masa adekuate nga drejtoria e emergjencës për evakuimin e dy lagjeve përnjëherësh të fshatit Korishë, jo vetëm që do të përsëritet Restelica, por dhe do të ia kaloj asaj”, tha Rexhaj.

2-1_5742 8_7485

Edhe Drita Millaku tha se çdo vonim në intervenim, rrezikon jetën e banorëve të Korishës, të cilët vazhdojnë të jetojnë në ankth, nga rreziku i ndonjë katastrofe të mundshme natyrore.

 “Jemi shumë të shqetësuar jo vetëm si subjekt politik por dhe si qytetarë, sepse është një rrezik për ndonjë fatkeqësi dhe kjo fatkeqësi tani besojmë, që do t’i kalojë pasojat katastrofale dhe në njerëz për të cilën mbetet shumë për të punuar të gjithë ne. Ne kërkojmë që institucionet tona, të cilat e kanë obligim ligjor dhe obligim moral, të bëjnë këtë punë. Prandaj ato dhe si të tilla ekzistojnë për këtë arsye. Jo vetëm Institucionet lokale, por dhe ato qendrore që ti dalin në ndihmë popullit të vet aty, ku është nevoja dhe ku shfaqet ajo si domosdoshmëri”, tha ajo./Kp

7_9346