​19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt – Lajmi.net
​19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 7:50, 16 April 2018
Sot shënohet 19-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Me këtë rast OVL e UÇK-së në Dukagjin mban homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, si dhe  te shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë.Në përkujtim të 19-vjetorit të rënies heroike, do të mbahet edhe një akademi përkujtimore, në të cilën do të marrë pjesë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Fjalët kyçe: Shkelzen Haradinaj

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush